Aktakuzat e Speciales, Basha: Askush s’mund ta barazojë luftën e drejtë të UÇK-së regjimin e Millosheviqit

05 nëntor 2020 | 15:06

Kryetari i Partisë Demokratike (PD)në Shqipëri, Lulzim Basha ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke thënë se askush nuk mund ta barazojë luftën e drejtë të UÇK-së me regjimin gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

“Jam i bindur se edhe ata, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi e luftëtarë të tjerë të UÇK-së, do t’i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së për dinjitet njerëzor dhe liri, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga hordhitë kriminale të Millosheviqit ndaj popullsisë civile të Kosovës”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka bërë me…