Aktakuzat nga Gjykata Speciale, Isa Mustafa mbledh partinë

05 nëntor 2020 | 14:46

Pas zhvillimeve të fundit rreth konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje të Kryesisë.

Në selinë e LDK-së janë mbledhur anëtarët e Kryesisë së kësaj partie në Prishtinë.

Kryetari Isa Mustafa, ka arritur para pak minutash, derisa pas tij në seli janë parë edhe Agim Veliu, Arban Abrashi, Vlora Dumoshi, Lutfi Haziri, e Skender Hyseni.

Para mbledhjes ata nuk janë deklaruar për medie, derisa kanë thënë se këtë do ta bëjnë pas takimit.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili sot ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Në vend të Thaçit, ushtruese e detyrës së presidentes është Vjosa Osmani, e cila tashmë ka pranuar detyrën.

Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj Kadri Veselit, i cili deri më sot ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe Veseli sot ka deklaruar se do të tërhiqet nga të gjitha pozitat politike, deri në përfundim të proceseve në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I moshuari 78-vjeçar mposht shumë të rinj, shpallet kampion me…