Aktakuzat për krime lufte, Prokuroria Speciale nesër mban konferencë për medie
07 dhjetor 2023
| 15:50
Prokuroria Speciale e Republikës së ka njoftuar se nesër (e premte) në orën 10:00 do të mbajë konferencë për medie në lidhje me ngritjen e aktakuzave për krime lufte.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nesër, e premte, nga ora 10:00, do të mbajë konferencë për media, lidhur me ngritjen e aktakuzave për Krime të luftës. Konferenca do të mbahet, në objektin e Prokurorisë Speciale, kati 6, ‘rr. Luan Haradinaj’”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.