Aktakuzë 15 vjet pas vdekjes, gjykata pushon procedurën ndaj tij

10 korrik 2022 | 14:25

Mbi 15 vjet pasi kishte vdekur, M.B., i ishte ngritur aktakuza për lidhje të paautorizuar në shërbime nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

M.B. kishte vdekur më 3 nëntor të vitit 2005, ndërsa aktakuza i ishte ngritur më 23 janar të vitit 2021.

Kurse, gjykatësja e Gjykatës Themelore në Gjilan, Luljetë Shabani, më 27 maj të këtij viti ka marr aktvendim me të cilin e ka pushuar procedurën ndaj të ndjerit M.B., pasi ka pranuar certifikatën e vdekjes së tij.

Sipas arsyetimit të këtij aktvendimi të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë rast gjykata kishte caktuar shqyrtimin gjyqësor më 16 gusht 2018, por që nga fletëkthesa ishte konstatuar se i akuzuari kishte vdekur.

“Për çka, si dëshmi kemi kërkuar nga shërbimi i ofiçarisë certifikatën e vdekjes, por, një kohë të gjatë nuk e kanë sjellë, pastaj, djali i të ndjerit e ka sjellur të njëjtën me vonesë, më datën 26.05.2022, certifikatën me nr. V….., të dt. ……nga Zyra e Gjendjes Civile në Prishtinë, ku shihet se akuzuari M.B ka vdekur më datën 03.11.2005”, është thënë në arsyetimin e aktvendimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Chelseas, Thoma Tuchel nuk po bindet për transferimin…