Aktakuzë kundër Glauk Konjufcës për dy vepra penale

07 prill 2022 | 13:56

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, shumë shpejt pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, lidhur me akuzën se në gusht të viti 2016, në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Konjufca është duke u akuzuar se më 10 gusht 2016 gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Valdete Bajrami, Sllobodan Petroviq dhe deputeti Pal Lekaj, i njëjti ka hedhur gaz lotsjellës, me ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen.

Aktakuza rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 3 shkurt 2017.

Ndryshe, këtë të enjte ishte e paraparë që të mbahej seanca fillestare ndaj Konjufcës, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në gjykatë.

Sipas gjykatëses së rastit, Edita Çanta, i akuzuari e ka njoftuar gjykatën se për shkak të angazhimeve në punët e tij, nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.

Konjufca është duke u akuzuar se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet. /BetimipërDrejtësi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë turke ndërpreu gjykimin ndaj sauditëve të dyshuar për…