Aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Kllokotit për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

14 gusht 2023 | 16:28

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj ish-nënkryetarit të Komunës së Kllokotit Sasha Mirkoviq, nën dyshimet se e ka kryer r veprën penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Përmes një komunikate për media, prokuroria ka thënë se Mirkoviq, bashkë me ish-kryetarin e Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, i kanë kanosur qytetarët serbë të komunës, për të ndikuar në vullnetin tyre zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Dejanoviqi është dënuar më 2022 më një vit burgim me kusht për kryerje të veprës së njëjtë penale, sikurse ajo për të cilën dyshohet Mirkoviq.

“I dënuari B.D. në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ka siguruar vota në mënyrë të kundërligjshme për subjektin politik ‘Lista Serbe’, kurse i pandehuri S.M. në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, ka siguruar vota për subjektin politik me numër 129 ‘Ujedinjina Zajdenica-Ardiana Hoxhiq’.

Në këtë fazë të procedurës, gjykata ka thënë se i pandehuri do të mbrohet në liri.

Kllokoti është komunë e banuar me shumicë serbe dhe gjendet 55 kilometra larg Prishtinës.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – është akuzuar nga partitë e komuniteteve joserbe, se i ka ndihmuar dy subjekte boshnjake dhe rome, që të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Bëhej fjalë për subjektin “Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq” dhe “Iniciativën Rome”.

Pas apeleve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Adrijana Hoxhiq e pati humbur ulësen në Kuvendin e Kosovës, pasi PZAP-i ia pati anuluar votat e fituara në lokalitetet me shumicë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, ka bërë me dije se…