Aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit
02 korrik 2021
| 12:08
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.D., lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.