Aktakuzë kundër një serbi për vrasjen e 16 civilëve shqiptarë më 1999, në fshatin Saradran

15 shtator 2023 | 18:34

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E.B. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krime të luftës kundër popullsisë civile’’.

Bëhet e ditur se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e 16 civilëve të nacionalitetit shqiptarë, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 8 maj 1999, në fshatin Staradran të komunës së Istogut.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stomatologu, Taulant Ramadani, tash më ka filluar të punoj në…