Aktakuzë kundër njëzet personave, dyshohen për disa vepra penale
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 20 personave.
Sipas prokurorisë 11 prej 20 të akuzuarave dyshohen për vepër penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe 9 të tjerë për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Njoftimi i plotë i prokurorisë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër 20 personave, 11 prej tyre për vepër penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2. Ndërsa, për 9 persona për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së.
Të pandehurit, AF., A.S., P.F., A.F., P.F., G.F., M.Sh., I.R., R.M., N.M., dhe P.M. gjatë periudhës kohore nga fillimi i vitit 2018 deri më 24.07.2019, në Ferizaj, Prishtinë dhe në vende tjera në territorin e Republikës së Kosovës, të gjithë të pandehurit e lartcekur, duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar kriminal dhe si bashkim i strukturuar, me dashje dhe me dijeni, e me qëllim që ky grup të kryej vepra penale, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit duke e ditur se pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale për import të kundërligjshëm të armëve.
Të pandehurit e lartcekur me qëllim që vetës apo personit tjetër ti mundësojë përfitime financiare të kundërligjshme, duke vepruar në kundërshtim me ligjin mbi armët nr. 05/L-022, ashtu që në mënyrë të paautorizuar kanë importuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, ku të pandehurit e lartcekur varësisht nga roli i tyre kanë kontribuar në këtë aktivitet kriminal.
Me këto veprime njëmbëdhjetë të pandehurit, A.F., A.S., P.F., A.F., P.F., G.F., M.Sh., I.R., R.M., N.M., dhe P.M., kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 të KPPK-së, lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 2 të KPRK-së.
Ndërkaq, të pandehurit B.A., F.U., S.N., A.H., K.P., E.B., K.D., B.J. dhe S.K., nga data e pa caktuar e deri më 24.07.2019, në shtëpitë e tyre secili veç e veç kanë mbajtur pa autorizim, në pronësi, kontroll ose posedim, armë në shkelje te nenit 366 paragrafi 1 dhe 2 të KPK-së. Të njëjtit kanë mbajtur armë dhe municion të llojeve të ndryshme, me ç‘rast të njëjtat i janë konfiskuar gjatë ditës së kontrollit nga Policia e Kosovës.
Me këto veprime të nëntë të pandehurit B.A., F.U., S.N., A.H., K.P., E.B., K.D., B.J. dhe S.K., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së.
/Epoka e re/