Aktakuzë kundër shtatë personave për korrupsion
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtatë të pandehurve, pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale që ndërlidhen me korrupsionin.
Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, nr.04/L-082 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.
Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale përvetësimi në detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3 të KPRK-së, nr.06/L-074 dhe falsifikim i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.
Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale mashtrim nga neni 335 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31 të KPRK-së nr.04/L-082 dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik nga neni 415 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shmangie nga tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.
Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.