Aktakuzë kundër tetë personave
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër personave: A.L, R.H, F.G, F.A, G.A. Z.B, L.N dhe F.S, në rastin e shenjtëruar “Shkurti” pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.
Prokuroria Speciale i akuzon A.L, R.H, F.G, F.A, G.A., se kanë kryer veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së, dhe (ndihmë në kryerje të veprës).
Njëri nga pjesëtarët e grupit me inicialet A.SH gjendet në arrati dhe kundër tij janë pezulluar hetimet dhe është lëshuar letër rreshtimi.
Kurse ndaj tre personave të tjerë: Z.B, L.N dhe F.S. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprën penale: “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale nga neni 388 paragrafi 2 nënparagrafi 2.8 lidhur më paragrafin 1 të KPRK-së”.
Sipas aktakuzës, grupi i organizuar dyshohet se me qëllim të përfitimit material prej muajit shkurt 2017deri më 30 prill 2017, janë marrë me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, ashtu që në aksionin e policisë të DHTN-së në Ferizaj, në muajin prill janë gjetur dhe sekuestruar, 824 kilogramë e 706 gramë narkotik të llojit marihuanë, e cila është gjetur në disa lokacione në Ferizaj.
Narkotikët janë sekuestruar së bashku edhe me automjetet dhe mjetet e tjera të përdoruara në kryerjen e veprës penale në fshehjen e narkotikëve.
Deri më tani kjo është sasia më e madhe e narkotikeve të zbuluar dhe të sekuestruar.
/Epoka e re/