Aktakuzë ndaj 11 personave për krim të organizuar
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 11 të pandehurve për krim të organizuar.
Në njoftimin e lëshuar për medie është thënë se të dyshuarit akuzohen për blerje dhe shitje të substancave narkotike, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Më poshtë i keni akuzat për secilin të dyshuar:
Të pandehurit M. Q dhe F. M, dyshohen se kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
I pandehuri M. Q, dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
I pandehuri Xh. Sh, dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjithashtu i pandehuri Xh. Sh. dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve, pas kryerjes së veprës penale”.
Të pandehurit: G. A, Gj. R, S. B, B. R dhe N. M. , dyshohen se kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, substancave psikotrope dhe analoge.
I pandehuri G. A, dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Të pandehurit V. P dhe F. A dyshohen se kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërkaq i pandehuri J. A dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.