Aktakuzë ndaj 12 personave për rastin e “veteranëve mashtrues”

14 shtator 2018 | 17:33

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “veteranët”.

Përmes  një komunikate për medie, prokuroria ka treguar se të 12 personat akuzohen për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot ka ngritur aktakuzë kundër A. Ç., N.L., S.H., SH.D., Q.G., SH.B., A.D., RR.B., F.F., S.E., F.SH., XH.J., dhe është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të KPRK”, është thënë në komunikatë.

Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

“Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro. Prokuroria Speciale ka propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit për veprën penale që u vihet në barrë të shpallën fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit. Po ashtu, PSRK-ja ka propozuar që Gjykata të merr vendim që të gjithë përfituesve të kundërligjshëm të u ndalohet marrja e pensionit si veteran luftëtarë i UÇK-së”, është thënë në komunikatën për media.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani, është i kënaqur me katër…