Aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës
30 tetor 2024
| 14:28
Është ngritur aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës. Kështu ka njoftuar ndërmarrja Trepça me anë të një postimi në “Facebook”, ku bërë me dije se të njëjtit janë larguar përkohësisht nga puna.
“Me datën 30.10.2024, B.S, B.I, SH.R, Z.I, Sh.O, P.B, B.H, D.H, F.B, R.B, B.H dhe Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna me vendim të kryeshefit ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”, ka njoftuar Trepça.