Aktakuzë ndaj dy serbëve për nxitje të përçarjes
28 maj 2024
| 10:44
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z.
Sipas njoftimit të Prokurorisë ata akuzohen për “nxitje të përçarje dhe mos durimit”.
“Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z të nacionalitetit serb. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.