Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për rrezikim të rendit kushtetues me dëmtimin e pajisjeve publike
07 qershor 2024
| 15:31
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, si dhe ka propozuar që tre të miturve t’u shqiptohet dënimi me burgim.
Në një komunikate për medie, PSRK-ja njofton se E.R., akuzohet për veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”
Po ashtu, PSRK i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B, M. R. dhe V. T për shkak të veprës penale të lartcekur.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, i ka propozuar Gjykatës që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.