Aktakuzë ndaj personit që prodhoi dhe shpërndau ‘ilaçin’ kundër koronavirusit
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.A., për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë, komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barëra ose produkte të dëmshme mjekësore, pa i’u bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social “Facebook”, ka publikuar njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e koronavirusit.
“Në këtë mënyrë, i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. (L.G/ Epoka e re)