Aktakuzë për shmangie nga tatimi, mashtrim dhe pastrim të parave

28 gusht 2018 | 18:07

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve I.K., M.Z dhe E.K., për shmangie nga tatimi, mashtrim dhe pastrim të parave.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër të pandehurve I.K., M.Z dhe E.K., për veprën penale ‘mashtrimi’ nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, për veprën penale ‘shmangia nga tatimi’ nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe neni 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘pastrimi i parave’ nga neni 308 të KPRK-së, dhe neni 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr. 05/L-096”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit, I.K dhe M.Z., që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin, si agjenci punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit I.K dhe M.Z., kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-reprezentuesi i Kosovës në futboll, Erdin Hashani e ka nisur…