Akti i tretë i gjysmëfinaleve

25 prill 2025 | 11:27

“Play-off”-i i ProCredit Superligës po vazhdon me spektakël.

Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale dhuruan spektakël të basketbollit, derisa palestrat janë të mbushura për të hijeshuar edhe më shumë garat shtesë të elitës së basketbollit.

Dramë dhe adrenalinë kishte në sfidat gjysmëfinale, ku seria është 1:1, derisa në fundjavë zhvillohen ndeshjet e treta.

Palestra “Minatori” sërish do të jetë arenë e një super derbi, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina. “Xehetarët” fituan ndeshjen e parë 80:65, kurse “bardhekaltrit” ndeshjen e dytë 90:83 pas vazhdimeve. Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe për të bërë një hap drejt finales.

Në Prizren zhvillohet dueli tjetër ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, ku sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Takimi i parë përfundoi me fitoren e prizrenasve 81:61, kurse i dyti me fitoren e pejanëve 84:79.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa për tu shpallur kampion nga ky edicion është me katër fitore.

Orari

Gjysmëfinalet III

Të shtunën takohen:
19:00 Trepça-Sigal Prishtina

Të dielën takohen:
19:00 Bashkimi-Peja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se 57…