![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0691.jpeg)
Akti moral i dorëheqjes së Ahmetit Isufit nga posti i ministrit mbetet unik – tani është koha e rikthimit të tij në Kuvend
Në Mars të vitit 2005, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit te Kosovës pasi Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë për të mos e dëmtuar interesin e Kosovës, Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali. Ai të nesërmen shkoi vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, shkruan Infosot.
Për të reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës për krime lufte, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës per ish- kryeministrin Haradinaj, asokohe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tani kandidat për deputet nga AAK, Ahmet Isufi, thirri konferenë për media për ta konfirmuar edhe dorëheqjen e tij nga ky post, si solidarizim me Kryeministrin Haradinaj, InfoSot sjell pamje prej asaj kohe.
Isufi, ende pa u marrë vendimi nga Gjykata e Hagës ku Haradinaj u shpall i pafajshëm nga kjo akuzë, ishte I bindur në pafajsinë e kryeministrit Haradinaj.
“Unë këtë akt e bëj si akt personal, moral dhe normalisht këtë dorëheqje ia ofroj kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj.”
Pjesë nga fjalimi i Isufit gjatë konferencës për media, ku konfirmoi dorëheqjen: Sot kam ftuar këtë konferencë për të konfirmuar dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, për shkak të dorëheqjes që ka bërë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nga ftesa dhe akuza që i është bërë nga Gjykata e Hagës. Kryeministrin Haradinaj e konsideroj se është i pafajshëm dhe shpresoj se ai do të dalë fitimtar sepse gjithherë ka pasë të drejt dhe, edhe unë e konsideroj këtë të drejtë.
Zoti Isufi vazhdoi angazhimin e tij politik duke qëndruar konsistent në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Video më poshtë është nga konferenca kur Ahmet Isufi dha dorëheqje nga pozita e ministrit, një shembulli i vetëm deri në atë kohë.
Prandaj sot ka ardhë koha që Ahmet Isufi të rikthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ti shërbyer edhe më tutje shtetit.