Aktivistë të PDK-së shpalosin “dhuratat” e kryeministrit Kurti: Babadimëri me skandale dhe afera

30 dhjetor 2023 | 19:53

Aktivistë nga Rinia Demokratike e Kosovës kanë shpërndarë sot “dhurata të fundvitit” para ndërtesës së Qeverisë ku edhe kanë bërë bilancin vjetor të kryeministrit Albin Kurti si babadimër.

Kryetarja e RDK-së, Arbonra Salihu tha se supozohet që babadimri me sjellë vetëm dhurata të mira, por sipas saj, Kryeministri Kurti edhe në këtë rol, na ka dëshpruar.

“Dhuratat të cilat ai ia ka sjellë vendit edhe gjatë këtij viti, nuk kanë qenë të tjera përveç se: skandale, afera, keqpërdorime, përmes së cilave është përkeqësuar jeta e qytetarëve dhe funksionimi i shtetit tonë. Pas meje mund ti shihni vetëm disa nga dhuratat konkrete që ky Babadimër ia ka sjellë Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar…