Aktivistët e PDK-së i hedhin dinarë të Serbisë ambasadorit Berishaj, arrestohet njëri prej tyre (video)

26 janar 2023 | 15:27

Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë hedhur dinarë të printuar të Serbisë ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili ka qëndruar të enjten në Prishtinë për një ngjarje të përbashkët në mes të Kroacisë dhe Kosovës.

Siç ka njoftuar PDK, një nga aktivistët është arrestuar nga policia.

Ambasadori Berishaj nga mediat sllovene është raportuar se është i përfshirë në një aferë milionëshe  energjetike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vazhdimisht nga njerëzit është perceptuar…