Aktivistët e PSD-së e gjuajnë me tortë Besnik Bislimin
21 mars 2023
| 18:12
Aktivistët e PSD-së e kanë gjuajtur me tortë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Ky aktivitet është bërë në kundërshtim të formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe – Zajednicës.
“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, ka shkruar PSD-ja në “Facebook” mbi videon e postuar.