![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/trend.jpg)
Aktivistët e PSD-së ndërpresin konferencën e Trendafilovës me fishkëllima
07 shtator 2021
| 10:31
Aktivistët e PSD-së, Bardh Ahmeti dhe Visar Perolli, i kanë ndërprerë konferencën kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova me fishkëllima.
Ata thanë se ajo është kryetare e një gjykate të padrejtë dhe nuk mund të lejohet që të mbahet në qetësi kjo konferencë.
“Kanë harru që kanë pasur krime këtu dhe nuk mund ta lejojmë që në qetësuar dhe në heshtje të raportohet”.
Trendafilova tha se i vjen keq që nuk e kupton gjuhën shqipe për të ditur se çka thanë dy të rinjtë, megjithatë, i ka ftuar të njëjtit të kthehen në konferencë, për të bërë pyetje ndaj saj.