Aktivistët e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” bëjnë homazhe në Reçak
15 janar 2024
| 19:08
Aktivistët e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kanë bërë homazhe në Reçak, në shënim të një çerek shekulli të këtij akti të tmerrshëm gjenocidar të cilat e kryen forcat serbe kundër banorëve të fshatit Reçak.
“Bashkë me aktivistët e Qendrës, në homazhe ishte i pranishëm edhe Fadil Muqolli i mbijetuari i Masakrës së Poklekut, si dhe Mehmet Prishtina, përfaqësues i Fondacionit ‘Hasan Prishtina'”, ka njoftuar Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.