Aktivistet pro-abortit sulmojnë policinë në Mexico City
30 shtator 2021
| 08:01
Aktivistë e aktiviste meksikane pro-zgjedhjes individuale ishin sot çuditërisht të dhunshëm ndaj policisë në kryeqytet, duke kërkuar dekriminalizimin e abortit.
Kritikët e lëvizjes thonë se protestat janë të sponsorizuara nga jashtë dhe se bien ndesh me kulturën popullore në Meksikës.
Në fillim të këtij muaji Gjykata e Lartë e vendit vendosi se gratë nuk mund të dënohen për abortime, çka i ka hapur rrugë procedurave në të gjithë vendin pa frikën e ndjekjes penale.
Por dhuna e ekzagjeruar e aktivisteve në protestat e sotme konsiderohej e inskenuar nga kritikët, megjithse në protesta nuk u deklaruan të lënduar.