Aktivisti e sipërmarrësi Nexhmedin Muqiqi i bashkohet PDK-së
Aktivisti i hershëm i çështjes kombëtare dhe biznesmeni, Nexhmedin Muqiqi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, lideri i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se kjo parti është e përkushtuar që të punojë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe kontributi i Nexhmedinit si aktivist dhe çdo qytetari është i mirëseardhur.
“Nexhmedin Muqiqi është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është aktivist i hershëm i çështjes kombëtare dhe biznesmen i suksesshëm. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të punojë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë dhe kontributi i Nexhmedinit si aktivist dhe çdo qytetari është i mirëseardhur!”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/