Aktivisti i LV-së: Armend Muja me statistika të rrejshme e gënjen Kurtin
04 maj 2023
| 11:03
Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka emigruar në Finlandë, ka shkruar në “Facebook” “zi e terr” për disa figura të kësaj lëvizje.
Në mesin e figurave që Krasniqi ka shkruar është edhe deputeti Armend Muja.
Ai ka akuzuar Mujën për statistika të rrejshme me të cilat është duke e shërbyer kryeministrin Albin Kurti.
“Armend Muja – me statistika të rrejshme e genjen edhe Kryeministrin edhe qytetarët! Tash model është rrena jo fjala e dhënë në qeverisje!”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.