Aktivisti i PSD-së: Liburn Aliu me një këmbë është në LV, me tjetrën jashtë
02 tetor 2024
| 11:15
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe ish-anëtari i Vetëvendosjes, Azdren Shala, ka hedhur dilemën se ministri Liburn Aliu mund të largohet nga LV-ja.
Shala ka thënë se Aliu me një këmbë është në LV, ndërsa me tjetrën jashtë saj.
“Labi (analist) nuk është duke e goditur rastësisht Liburnin, pasi Liburni është me një këmbë brenda Vetëvendosjes, me një këmbë jashtë”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.