Aktivisti i PSD-së lirohet nga paraburgimi, jo edhe Molliqaj
02 shkurt 2022
| 22:58
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Adem Megjuani është liruar nga paraburgimi para pak minutash, shkruan Gazeta Metro.
Adem Megjuani ishte arrestuar dje nga Policia e Kosovës, për sulm ndaj personit zyrtar.
Prokuroria Themelore e Prishtinës sot ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kreut të PSD’së, Dardan Molliqaj dhe aktivistit të kësaj partie Adem Megjuani.
Ky i fundit është paraqitur në një intervistë në Kanal 10, ku edhe ka treguar se është liruar nga paraburgimi.
Molliqaj gjendet ende në paraburgim, derisa nesër del para Gjykatës.