Aktivisti i PSD-së: Rreth 10 për qind në Kosovë i takojnë komunitetit LGBTQ+
Aktivisti i PSD-së, Lisjan Perolli, ka deklaruar se sipas statistikave nga organizatat ndërkombëtare rreth 10 për qind në Kosovë i takojnë komunitetit LGBTQ+.
“Kjo shoqëri s’ka qenë e gatshëm me hap këtë diskutim dhe shumë mirë që tash po hapet. Dhe le ta shohin se qysh ne si shoqëri jemi të pabarabartë sepse me statistika të organizatave të ndryshme ndërkombëtare rreth 10 për qind e popullatës sonë i përket këtij komuniteti. Pra ne jemi duke e cenuar të drejtën e disa individëve që të mos jetojnë të barabartë me neve të tjerëve sa i përket edhe krijimit të familjes edhe martesës në mes të dy personave që dashurohen”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
Ai ka theksuar se çështja kryesore është për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe përmbajtjen e marrëveshjes ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike.
“Sepse kjo në fund të ditës çka është diskutimi këtu, çfarë po kërkohet me kod civil dhe çfarë kërkojnë organizatat e LGBT është me u respektu të drejtat e njeriut dhe marrëveshjen ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike këto të dyja janë të shkruara në dokumente ndërkombëtare të cilat Kosova u ka mirat”, ka deklaruar ai.