Aktivisti i shoqërisë civile: Podujevës i është djegur serveri i Administratës
30 tetor 2024
| 08:12
Shemsi Jashari, aktivist i shoqërisë civile, ka thënë se Komunës së Podujevës iu është djegur serveri që mbanë të dhënat e administrates komunale.
Jashari këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka thënë se një gjë e tillë është shqetësuese, meqë kjo mund të krijojë rreziqe për privatësinë dhe sigurinë e informacioneve.
“Sipas informacioneve nga brenda, në komunën e Podujevës, përkatësisht në drejtorinë e Administratës është djegur serveri që mbanë të dhënat e admnisitratës Komunale”, ka deklaruar ai.