Aktivisti i shoqërisë civile, Visar Azemi i bashkohet LDK-së

26 tetor 2022 | 13:11

Aktivisti shumëvjeçar i shoqërisë civile, Visar Azemi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Prezantimin e Azemit si pjesë të LDK-së e ka bërë kryetari i kësaj partie, Lumir Abixhiku. Ai në “Facebook” ka shkruar se Visar Azemi është vlerë e shtuar për LDK-në

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Aktivisti shumëvjeçar i shoqërisë civile, Visar Azemi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i bashkohet ekipit tonë politik me një bagazh të jashtëzakonshëm vlerash e përvojash.

Visari është inxhinier i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në fushën e Sistemeve Elektroenergjetike. Ai ka vazhduar më pas studimet postdiplomike në Univeristy of Maryland Global Campus, në drejtimin e Menaxhimit Ndërkombëtar Financiar. Visari shërbeu dhe si ligjerues në lëndët e Algjebras dhe Shkencave Kompjuterike për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër baza të ndryshme ushtarake në botë.

Përgjatë dhjetë viteve të shkuara, Visar Azemi shërbeu si aktivist i shoqërisë civile, me angazhim të gjerë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, integrimin e tregut energjetik, ekonomisë qarkore dhe tranzicionit energjetik në gjithë Ballkanin Perëndimor. Së fundmi, ai shërbeu edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkan Green Foundation. Përgjatë kësaj kohe, ai ka qenë autor i një numri të madh studimesh e publikimesh mbi energjinë e qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik. Me profesionistë e njerëz të tillë, dhe të tjerë që do të na bashkohen në vijim, e ardhmja e LDK-së është e sigurt, e nga aty dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti  i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi…