Aktivisti i zellshëm i LV-së zhgënjehet me qeverinë Kurti, e djeg kartelën partiake dhe largohet nga partia

01 maj 2024 | 15:26

Arsim Musa nga Mitrovica më nuk është aktivist e anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

I zhgënjyer nga Qeveria Kurti ai është larguar nga partia më e madhe në vend.

Madje, në shenjë pakënaqësie me këtë qeveri, ai e ka djegur kartelën e anëtarësisë së VV-së.

Në një prononcim për gazetën “Jepi zë”, Musa ka treguar arsyet e largimit.

Ai ka vlerësuar se brenda këtyre viteve Qeveria Kurti e ka thyer shpresën e njerëzve.

“Në vend që t’i kthehet shpresa qytetarëve për jetë ma të mirë qe të kemi hapësirë të festojmë ashtu siç e do rendi. Shumë lëndime në vendin punës pa sigurime pa asgjë ligji mbetet në sirtarët e qeverisë, Qeveria e Kosovës u ka kthyer shpresat njerëzve të vet partiakë me pozita të ndryshme punësime ka dal ka marr njerzë edhe ka prurjet të reja nga Shqipëria, Edhe unë si qytetar i Mitrovicës së Jugut kam menduar se do ketë ndryshime por si po shihet nuk do ketë ndryshime”, ka vlerësuar ai.

Musa ka bërë një krahasim në mes të qeverisë së PDK-së dhe kësaj të LV-së.

“Çka kanë shtruar asfallt PDK-ja pushteti 51% kripë nuk kanë me qitë në sezonin dimërore. Paga të vogla ngritje çmimesh Rryma 104% Shporta familjes e rënduar pensione të vogla Qeveria e Kosovës thotë se ka rrezik për luftë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët dhe aktivistët në të gjithë Europën dhe Azinë dolën…