Aktivisti serb kërkon që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

27 qershor 2023 | 14:44

Gjatë ditës së sotme, serbët në Mitrovicë të Veriut kanë prezantuar një deklaratë të ashtuquajtur “Deklarata e Vidovdanit” e që përmbante edhe tone kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës.

Këtë deklaratë e ka cilësuar si “terroriste” aktivisti serb, Bogdan Bogdanoviqi.

Deklarata në fjalë është lexuar nga zyrtarë të Listës Serbe dhe ku pretendohej se komuniteti serb në vendin tonë ishte “i ekspozuar ndaj dhunës”.

Për të dhënë shembull për një gjë të tillë, ata kanë përmendur mes tjerash edhe arrestimin e disa qytetarëve serbë të akuzuar për vepra të ndryshme penale nga ana e Kosovës, siç është psh sulmet ndaj KFOR-it dhe ndaj gazetarëve.

Ata përmes kësaj deklarate madje edhe kanë kërcënuar se nëse “Prishtina” do të vazhdonte me aktivitetet dhe arrestimet e saj, atëherë “serbët në Kosovë do të detyrohen t’u përgjigjen të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen, që ëndërrojnë luftën në vend të paqes”.

Aktivisti Boban Bogdanoviq është treguar mjaft i ashpër ndaj kësaj deklarate.

“’Deklarata e Vidovdanit’ është një akt terrorist dhe një kërcënim i hapur dhe thirrje për të rrëzuar rendin kushtetues të Kosovës! Menjëherë shpalleni Listën Serbe organizatë terroriste dhe arrestojini liderët dhe terroristët, pengje të të cilëve janë qytetarët e komunitetit serb”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali tradicional i Birrës “Beerfest Kosova”, vjen sivjet me pamje…