Aktivistja e LV-së: Koeficienti është lëmoshë, e tmerrshme
01 shkurt 2023
| 11:32
Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për caktimin e vlerës së koeficientit për pagat në sektorin publik.
Ajo në “Facebook” ka shkruar se caktimi i vlerës se koeficientit prej 105 eurove është lëmosh.
“Koeficient lëmoshë! E tmerrshme”, ka shkruar Gashi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka konfirmuar se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.
“Në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ai do të jetë 110”, ka thënë Kurti të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.