Aktivistja e PSD-së i lëshoi Kurtit fjalimin kur e mohonte Zajednicën, nxirret jashtë dhe arrestohet
Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, ia ndali sonte fjalimin kyeministrit Albin Kurti në një aktivitet, duke ia lëshuar me zmadhues deklaratën e tij kur e mohonte Zajednicën.
Demolli u nxor jashtë me forcë nga truprojet e kryeministrit.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli.
“Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë!”.
“Por Albin Kurti e di më mirë se kushdo: nuk mund të ketë qetësi e normalitet, me Zajednicën që po ia sjell Kosovës. E mbase kjo po i pengon më së shumti. Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli!”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.