Aktivistja Gosalci kërkon nga qeveria t’i shpallë heroina gratë që kanë lindur dhjetë fëmijë

08 mars 2024 | 14:31

Poetja dhe aktivistja Shefqete Gosalci, ka uruar të gjitha gratë në Kosovë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Krahas urimit, Gosalci, i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me një propozim duke kërkuar që të ndajë pagë mujore për gratë që kanë lindur dhjetë fëmijë. Po ashtu, ajo ka propozuar që këto gra të shpallën heroina.

“Urime 8 Marsin të gjitha grave të Kosovës! Me rastin e 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave, që luftojnë për sa më shumë të drejta, liri dhe barazi! I drejtohem Qeverisë së Republikës së Kosovës me këtë  PROPOZIM: Për gratë e Kosovës të cilat kanë lindur 10-të (dhjetë), e më shumë fëmijë, duke e ruajtur kombin të ri, me vendim të Qeverisë të shpallen HEROINA dhe të gëzojnë një pagë mujore dinjitoze.  Kontributi i këtyre nënave është i paçmuar, dhe ATO meritojnë të vlerësohen dhe nderohen nga institucionet e shtetit”, ka shkruar Gosalci në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetari të Mitrovicës iu sekuestruan 20 mijë euro nga…