Aktivitet humanitar për dhurim të mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë
25 gusht 2018
| 10:21
Sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, të gjithë ata që kanë mundësi, do të dhurojnë mjete shkollore për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Ky aktivitet humanitar për mbledhjen e gjërave shkollore çanta, fletore, lapsa, goma, ngjyra etj, ka nisur më 22 shtator dhe është organizuar nga OJQ-të “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “Community Supporters” në Fushë Kosovë në bashkëpunim me grupin në rrjetin social “Maniakë t’Leximit”.
Ata me këtë rast bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e aksionit, të kontribuojnë duke sjellë gjëra shkollore.