Aktivitet simpatik i kandidatit për kryetar të Obiliqit
27 shtator 2021
| 11:18
kandidati për kryetar të Obiliqit nga Lëvizja për Bashkim, Ajet Berisha fushatën e filloi me një aktivitet simpatik për mbrojtjen e ambientit. Ai së bashku me familjarë dhe ekipin e tij bënë një shëtitje nëpër qytetin e Obiliqit me biçikleta.
“Aktivitetin e sotëm e nisem me biçikleta! Qëllimi ishte që të promovojmë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit dhe mjedisit.
Komunës tonë i mungojnë shtigjet për biçikleta, andaj zotohem se gjatë mandatit tim si kryetar do të krijoj kushtet e nevojshme për qarkullim me biçikleta” deklaroi kandidati për kryetar të komunës Ajet Berisha.