Aktiviteti “Ditët e Kuvendit 2018” vazhdon nesër në Kamenicë
01 nëntor 2018
| 16:37
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit 2018”, vazhdon turin e takimeve të deputetëve me qytetarë të komunave të ndryshme të Kosovës.
Me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, të premten, më 2 nëntor në Kamenicë, mbahet takimi i radhës.
Takimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” dhe fillon në orën 14:00.
Deputetët pjesëmarrës: Lirije Kajtazi, Zenun Pajaziti, Ismajl Kurteshi, Ahmet Isufi, Salih Salihu dhe Haxhi Shala.
/Epoka e re/