Aktiviteti “Ditët e Kuvendit” vazhdon në Skenderaj
19 mars 2019
| 21:17
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin “Ditët e Kuvendit”.
Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Takimi i radhës për këtë vit do të mbahet në Skenderaj, të mërkurën, më 20 mars 2019, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, duke filluar në orën 14:00.
Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi (LDK), Mërgim Lushtaku (PDK), Bekim Haxhiu (PDK), Saranda Bogujevci (VV), Teuta Haxhiu (AAK) dhe Dukagjin Gorani (PSD).