Aktivizimi i vullkanit të Strombolit, Mbrojtja Civile italiane jep “alarmin e kuq”: Mund të ketë shpërthim
Ditën e sotme është aktivizuar vullkani i Strombolit në Itali, duke lëshuar flakë dhe një re të madhe tymi që ka mbuluar zonën përreth.
Menjëherë është mbledhur ekipi i Mbrojtjes Civile, raportojnë mediat italiane, duke ngritur nivelin e alarmit në të kuq, që është edhe niveli më i lartë.
Në Katania, një re e hollë ka mbuluar banesat dhe rrugët, teksa pritet që hiri gjithashtu të mbulojë qytetin.
Ngritja e alarmit përcakton forcimin e sistemit të monitorimit të vullkanit dhe lidhjen e informacionit midis komunitetit shkencor dhe strukturave të tjera operacionale të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, shpjegojnë mediat italiane.
Stromboli ndodhet në një ishull në një largësi të konsiderueshme nga Kozenca dhe Katania.
#Stromboli: la grossa colonna eruttiva pic.twitter.com/LCd5h3USzR
— Local Team (@localteamit) July 4, 2024