‘Aktivizohen’ grupet kriminale, të shtëna afër klinikës ku po trajtohet Andi Pajaziti

07 gusht 2023 | 08:32

Vrasja e rëndë në “Bon Vivant”, siç duket, ka ‘aktivizuar’ grupet kriminale në të cilat janë të përfshirë edhe të dyshuarit për këtë krim që tronditi kryeqytetin.

I dyshuari kryesor, Andi Pajaziti, i njohur si “Italiani”, nuk ka arritur të shpëtojë nga prangat e policisë dhe tashmë ndaj tij është marrë vendim për paraburgim. Por këtë masë sigurie, i riu me të kaluar kriminale, nuk po e shijon në “qeli”, pasi është i shtrirë në QKUK, raporton Sinjali.

Te klinika ku ai po merr trajtim, siç thonë burimet  e Sinjalit brenda kësaj qendre, dikush mbrëmë ka shtënë me armë në afërsi të objektit.

Sipas informacioneve të para, policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta zbuluar personin apo personat që dyshohen se gjuajtën me armë.

Dje është mbajtur seanca ndaj Pajazitit dhe dy të dyshuarve të tjerë, të përfshirë në këtë rast, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Lajmi është duke u plotësuar…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Nisha Bellinger “The Conversation” Demokracia po tkurret në nivel…