Aktivizohet linja e ndihmës psikologjike – 038 200 80 890
22 prill 2020
| 14:48
Ministria e Shëndetësisë nga e mërkura ka vënë në dispozicion linjën telefonike të ndihmës psikologjike.
Përmes kësaj linje të gjithë ata që kanë nevojë për të folur me psikologun mund ta bëjnë këtë, ka njoftuar MSh-ja.
Numri ku mund të kontaktoni me psikologët është 038 200 80 890.
Kjo linjë që është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisë, do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë Covid-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të përjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit.