Aktivizohet pasaporta e re zvicerane
01 nëntor 2022
| 19:02
Versioni i fundit i pasaportës dalluese të kuqe zvicerane është publikuar, duke shfaqur një faqe të re për vizat dedikuar shtetasve zviceranë që jetojnë jashtë vendit.
Faqja shtesë për të ashtuquajturën “Zvicra e pestë” në pasaportën biometrike vjen si shtesë e faqeve të veçanta për 26 kantonet e Zvicrës, transmeton Albinfo.ch.
Dizajni i ri i faqes përmban male dhe rrugë ujore të çdo kantoni dhe vjen me teknologjinë më të fundit të sigurisë.
Ajo u bë e disponueshme për t’u porositur nga 31 tetori 2022. Një kartë e re identiteti do të shfaqet në fillim të vitit të ardhshëm.
Seria e re e pasaportave përfshin një pasaportë diplomatike, një dokument udhëtimi për refugjatët dhe një pasaportë për të huajt që jetojnë në Zvicër.