Aktivizohet vullkani Asama, panik në Japoni
Një vullkan rreth 140 kilometra larg Tokios ka hyr në fazën e shpërthimit mbrëmjen e së mërkurës dhe vazhdon ende sot, për herë të parë që nga viti 2015, duke bërë që autoritetet japoneze të njoftojnë kufizimet e hyrjes në zonë.
Mali Asama, një nga vullkanet më aktivë në Japoni, u zgjua natën dhe filloi të spërkasë hi dhe tym vullkanik, të cilat tani kanë arritur në 2,000 metra.
Shërbimi meteorologjik kombëtar i vendit ka ngritur nivelin e alarmit, duke bërë ndalimin e hyrjes në zonat më pak se 4 kilometra nga krateri.
“Shkëmbinjtë që bien, retë e gazrave të nxehtë vullkanikë dhe materialet e tjera mund të prekin zonat brenda madje katër kilometrave”, ka paralajmëruar shërbimi meteorologjik.
“Në varësi të drejtimit të erërave, vendbanimet afër vullkanit mund të preken nga rënia e gurëve më të vegjël dhe hirit”, është thënë një njoftimin e këtij shërbimi.