Aktori 40-vjeçar zbulon ndryshimet në jetën e tij pas zbulimit të sëmundjes vdekjeprurëse
Chris Hemsworth ka treguar se si jeta e tij ka ndryshuar që kur zbuloi se mund të ishte i prirur ndaj sëmundjes së Alzheimerit.
Ylli hollivudian, 40-vjeç, ka marrë këtë diagnoz shokuese pas një testi gjenetik në dokumentarin “National Geographic”.
Testi zbuloi se ai ka dy kopje të genit APOE e4, e cila është e lidhur me një rrezik të mundshëm të sëmundjes së Alzheimerit.
“Ti vazhdimisht mendon se do të jetosh gjithmonë, veçanërisht kur je i ri. Pastaj kur m’u tha që kjo është sëmundja që mund të të marrë jetën, u habita shumë”, ka thënë Hemsworth në një intervistë të dhënë së fundmi.
Pas analizave të kryera, Chris ka bërë disa ndryshime në mënyrën se si ushtrohet fizikisht dhe po ashtu tashmë është më i fokusuar tek shëndeti mendor.
“Unë kam qënë gjithmonë shumë i rregullt me ushtrimet por së fundmi kam kuptuar rëndësinë e të marrurit kohë për veten tënde, pa u ndikuar nga mendimet e të tjerëve”, ka shpjeguar aktori.
Chris gjithashtu po sigurohet që të flejë gjumë mjaftueshëm dhe të bëjë banjë të rregullt me akull.