
Aktori amerikan që inskenoi sulmin mbi veten del para gjykatës
24 shkurt 2019
| 12:43
Aktori amerikan Jussie Smollet ka dalë para gjykatës. Ai është arrestuar të enjten pas dyshimeve se ka inskenuar një sulm fizik ndaj vetes, shkruan “Euronews”.
Këtë veprim Smollet e kishte bërë pas pakënaqësive rreth pagës. Pastaj në polici kishte bërë deklarim të rremë. Ai kishte paguar dy vëllezër nigerianë që ta përgatisnin sulmin.