Aktori Azemi reflekton për deklaratat që shkaktuan reagime: U keqinterpretuan, më vjen keq për qytetarët e Shqipërisë
Aktori Osman Azemi ka reflektuar në deklaratat se shqiptarët e Shqipërisë kanë inat me ata të Kosovës me argumentin se nuk kanë sportistë dhe lojtarë si ata të Kosovës.
Në një paraqitje në në T7, aktori tha se qëllimi i tij ishte të diskutonte sportin dhe se deklaratat e tij ishin më shumë të karakterit satirik.
Ai shtoi se nuk ka pritur që deklaratat e tij do të bënin kaq jehonë duke shtuar se “ndihet keq për qytetarët në Shqipëri”.
“Deklaratat e mia janë keqinterpretuar. Qëllimi im ka qenë për të folur për sport dhe kuptohet se sporti neve na emocionon. Gjatë intervistës, rrjedhës së emisionit, ndoshta është edhe ndonjë gabim i imi që unë e kam pasur një lloj satire pak. Kom pas qef pak me bë një satirë, pak humor por mori përmasa të jashtëzakonshme, gjë që ndihem keq për këtë sepse nuk do do të kisha qef me i pa shqiptarët të përqarë mes veti. Unë sinqerisht ndihem keq edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë. Për miqtë e mi, familjarët e mi që i kam futur në një situatë jo pak të sikletshme, dhe ju kërkoj falje bashkëpunëtorëvë të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tashmë, dëmi është bërë.”, tha Azemi..